Qeveria e Kosovës miratoi masa të reja për luftim të pandemisë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditura masat e reja për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mërkurën, është bërë e ditur se grumbullimi i njerëzve në hapësira të mbyllura, do të mund të bëhet duke shfrytëzuar 50 për qind të kapacitetit të hapësirës.

Në hapësirat e jashtme, organizimet lejohen duke shfrytëzuar 70 për qind të hapësirës.

Ministria e Shëndetësisë, ka marrë vendim për lejim të mbajtjes së ahengjeve deri në orën 01:00 me jo më shumë se 300 të ftuar.

Klubet e natës po ashtu do të mund të punojnë deri në 01:00 me 50 për qind të kapacitetit në ambiente të brendshme dhe 70 për qind të ambiente të jashtme.

Bizneset e gastronomisë, do të mund të punojnë në orarin 05:00 – 23:00, duke shfrytëzuar 50 për qind të hapësirës, ndërsa në fundjavë në orarin 05:00 – 00:00, transmeton REL.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, për të shmangur përkeqësimin e situatës epidemiologjike në vjeshtë, për shkak të përhapjes së varianteve të reja në këtij virusi.

Rastet ditore me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 12 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,421 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 14 korrik janë shëruar 14 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 106.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,879 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,264 kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button