“Delta” në Francë, 6.900 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 6.900 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Francë ku varianti Delta i virusit përbën shumicën e rasteve, Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se me 6.950 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.820.849 dhe se në këtë mënyrë është arritur numri më i lartë i rasteve të regjistruara në vend që nga fillimi i qershorit.

Ndërsa me 22 vdekje në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 111.436.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 7.076 persona, prej të cilëve 933 në kujdesin intensiv.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 36.213.362 ndërsa 28.438.478 prej tyre kanë marrë dozën e dytë ose të tretë të vaksinës.

Me thirrjen e bërë dje nga presidenti francez, Emmanuel Macron për vaksinim kundër mundësisë së valës së katërt, në ditën e fundit u thye rekord duke u administruar 792.339 doza të vaksinës.

Pas thirrjes së Macronit u morën mbi 1.7 milionë termine për vaksinime.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran njoftoi se që nga 30 gushti do të jetë e detyrueshme zbatueshmëria për kartën shëndetësore të COVID-19 për punonjësit e institucioneve publike dhe grup-moshën prej 12-17 vjeç.

Macron në një fjalim të mbajtur dje drejtuar popullit tha se vaksina kundër COVID-19 është e detyrueshme për të gjithë personelin e spitaleve dhe shtëpive të kujdesit dhe se zbatueshmëria për kartën shëndetësore e COVID-19 do të zgjerohet dhe nga 21 korriku do të jetë i detyrueshëm në vendet ku janë të pranishëm më shumë se 50 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button