Deponia ilegale afër Novo Sellës po mbushet dhe po digjet përsëri

Deponia ilegale afër Novo Selos, komuna e Gjorce Petrov, përsëri mbushet me mbeturina dhe digjet në zjarr, kurse prej andej çdo ditë përhapet erë e padurueshme, reagojnë nga Iniciativa civile O2, të cilët venë në pah se në deponi çdo ditë sillen mbeturina të ndërtimeve, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Deponia ilegale afër Novo Sellës këto ditë funksionon çdo ditë, kabllot shkrihen nën qiellin e hapur, përpunohen mbeturina. “Ekonomi rrethore – dikush bën sikur është i verbër, dikush përfiton në kurriz të shëndetit tonë, dikush bën një fitim të madh…”, shkruajnë në Facebook nga Iniciativa O2, duke shpërndarë më shumë video të qytetarëve ku shihet tymi nga djegia e mbeturinave në këtë deponi.

Ndërkohë nga Iniciativa 02 reagojnë ndaj situatës me deponinë ilegale afër Novo Sellës, NP Higjiena komunale-Shkup njoftoi sot se në periudhën janar-qershor 2021, ekipet e tyre vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë hequr mbi 7,000 metra kub mbeturinave të hedhura në zona publike, si dhe kanë pastrua disa deponi ilegale të përbëra nga mbetje të përziera komunale, ndërtimore dhe mbeturina me vëllim të madh, në komunat Çair, Kisella Vodë dhe Saraj.

Ata shtojnë se në periudhën prej 18 deri më 22 maj të këtij viti ata kryen aksionin për mbledhjen e mbeturinave të mëdha në të gjitha komunat e Shkupit dhe se ata mblodhën dhe transportuan një sasi rekord prej 630 metra kub mobile të hedhura dhe mbetjeve elektronike dhe elektrike.

Nga NP Higjiena komunale-Shkup njoftojnë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti ata kanë grumbulluar dhe transportuar gjithsej 79.499 tonë mbeturina komunale nga familjet e Shkupit në pjesën urbane dhe rurale të qytetit, që është për 4.921 ton, ose 6.6 përqind më shumë se në të njëjtë periudhë vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button