Në muajin maj në Maqedoninë e Veriut janë dhënë leje për ndërtimin e 300 objekteve në vlerë prej 3.5 miliardë denarë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj janë dhënë 300 leje për ndërtimin e objekteve me vlerë të përgjithshme 3 492 299 000 denarë, ndërsa aty përfshihet edhe ndërtimi i 615 banesave, transmeton Portalb.mk.

“në maj të vitit 2021  janë dhënë 300 leje të ndërtimit, që është për 86.3 % më shumë se muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa vlera e objekteve theksohet që është për 124% më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Raportohet që shumica e lejeve janë për objekte të mëdha, 164, ndërsa për rekonstruim janë 109, kurse 27 për objekte të ulëta. Numri i investitorëve fizik dhe afarist thuajse është i njëjtë.

Në bazë të komunave, veçohet Kavadari me 46 leje, Saraji 17, Manastiri 14, ndërsa Gazi Baba me 163 banesa.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button