Milloshovski: Të bashkohemi në Strugë dhe ta valojmë flamurin maqedonas!

Çdo votë e bojkotuar do ua bëj qefin atyre që nuk na duan të mirën, porositi nga Struga Antonio Milloshovski, deputeti i VMRO-DPMNE-së.

Gjatë promovimit të kandidatit të VMRO-së në Strugë Vladimir Koçoski dhe listën për këshilltarër, Milloshovski tha se zgjedhjet nuk do të jenë të lehta ndërsa porositi struganët të jenë të bashkuar si asnjëherë më parë.

“Motoja jonë në këto zgjedhje është një dhe e ditur, ‘Struga për struganët dhe struganët për Strugën’. Ti ndjekim veprimet e vëllezërve dhe motrave tona në Misleshovë dhe pas fitores së 24 Marsit, ta valojmë flamurin maqedonas në Strugë” u shpreh Milloshovski.

Ai ftoi simpatizerët e LSDM-së që ta mbështesin kandidatin e VMRO-së dhe ti japin fund 8 vjetë ecjes prapa të qytetit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button