Shtylla ilegale e flamurit në Misleshovë akoma e paprekshme!

Shtylla ilegale e flamurit maqedonas në rrugën magjistrale Strugë-Qafë Thanë,pranë fshatit Misleshovë, edhe pse në mënyrë ilegale e vendosur vazhdon të ngelet aty, ndërsa autoritet lokale edhe pse në fillim reaguan ndaj këtij veprimi, tashmë e kanë lënë në harresë këtë veprim antiligjor të një grupi njerëzish nga banorët maqedonas të fshatit Misleshovë.

Qytetarët Struganë por edhe banorët shqiptarë të Misleshovës ndjehen të diskriminuar duke pasur parasysh se autoritet nuk marrin masa ndaj këtyre veprimeve të njëanshme antiligjore dhe vlersojnë se respektimi selektiv i ligjit i diskriminon ata dhe i konsideron si qytetarë të dorës së dytë.

“Ne nuk kemi ndonjë problem me flamurin maqedonas as me bashkëfshatarët tonë nga ai etnitet por ne na shqetëson zbatimi selektiv i ligjit. Imagjinoni çfare do kishte ndodhur nëse ne do kishim marrë iniciativë që ta vemë një shtyllë kështu në rrugë dhe në një vend publik. Sinqerisht kjo nuk është në rregull, nuk mund ta kuptojmë a ka autoritete këtu ose jo” shprehet një banor shqiptar i fshatit Misleshovë.

“Jemi ndjerë shum keq kur kemi pa se sa të pavlerë janë autoritet komunale në Strugë dhe sa ata janë të pa aftë për ta zbatuar ligjin. Tash mua më kanë lindur ide të shumta që të ndërtoj objekte ku të më dojë qefi, këtu nuk ka ligj, ose mund të ketë por nuk ka kush e zbaton. Si mundet institucionet e shtetit të tremben nga një grupë njerëzish që uzurpojnë një pronë publike për të vendosur shtyllë për flamur, kjo është e patolerueshme” thotë I.S nga Struga.

“Me këtë veprim, anashkalim apo mbyllje sysh që e bëjnë autoritet ndaj këtij akti anti ligjor edhe një here dëshmojnë se këtu dikush është I nënës dhe dikush i njerkës, dikush i lazdruar dhe dikush i rraahur. Unë nuk mund ta marr guximin të vëndoj një shtyllë 15 metërshe me flamurin shqiptar sepse e di se çka do të pasojë më pas, ndërsa këta të tjerët e bëjnë sepse këta kanë në dorë gjithçka. Tash ne banorët e Misleshovës ndihemi shumë keq sepse bashkfshatarët tone maqedonas shtiren si triumfatorë, nuk e dim se çfarë veprimesh mund të marrin ditët në vazhdim, ata dëshmojnë se janë të paprekshëm dhe kjo na frikëson edhe neve” tha Z.K nga Misleshova.

Banorët e fshatit Misleshovë në afërsi të qytetit të Strugës pavarsisht rekomandimit të autoriteteve lokale për joligjëshmërin e veprimit të tyre më 17 shkurt të këtij viti vendosën flamurin shtetëror në një shtizë të lartë prej 19 metra duke uzurpuar një prone publike. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button