(Video) Fitore e vështirë e Realit

Real Madrid ka arritur fitore të vështirë në udhëtim te skuadra e fundit në tabelë në La Liga, Deportivo La Corunja.

Vendasit kishin epërsinë në pjesën e parë me golin e shënuar nga Riki. Reali kthehet në pjesën e dytë përkatësisht në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Kaka barazoj në 1 me 1 në minutën e 73.

Për fitoren e Realit realizoj Higuain në minutën e 88 të ndeshjes. Di Maria u përjashtua nga ndeshja në minutën e fundit të ndeshjes. Reali këtë takim e filloi me një formacion ndryshe pa yje si Ronaldo, Ozil, Ramos e Casillas.

Lajme të ngjashme

Back to top button