Cana në ‘Best 11’ të Europa League

Mesfushori kosovar, Lorik Cana, dhuroi një paraqitje mjaft të mirë në fitoren 2:0 që Lazio e shënoi kundër Borussia Monchengladbach të mërkurën mbrëma. Loriku luajti 90 minuta në këtë sfidë, duke treguar disa ndërhyrje bravuroze në mbrojtjen e vendasve dhe duke shpëtuar një gol të sigurt të mysafirëve në minutat e fundit të takimi.

Ai është zgjedhur në 11-shën më të mirë të mesjavës në Ligën e Evropës, duke qenë përkrah mbrojtësit të Steauas, Chiriches. Pas takimit të fituar kundër skuadrës së Granit Xhakës, Cana lavdëroi partneri ne tij në mbrojtje, Biava. “Gjithçka është më e lehtë kur luan me djem të fortë, inteligjentë në krahun tënd dhe me eksperiencë siç është Biava. Kjo të ndihmon shumë për të gjetur lëvizjet e duhura gjatë ndeshjes”, deklaroi Cana për ‘Lazio Style Channel’. 

Lajme të ngjashme

Back to top button