Rufi Osmani: Për Strugën të vendosin vetë simpatizantët

RDK në Strugë nuk do të pozicionohet në favor të asnjë kandidati të partive shqiptare, por do të lë që për këtë të vendosin vetë anëtarët dhe simpatizantët në lidhje me cilin kandidat do ta mbështesin potencoi Rufi Osmani gjatë prezencës së tij sot në qytetin e Strugës, transmeton strugalajm.

”RDK ka një qëndrim konseguentë sa i përket moskandidimin me kandidatë të vetë në Strugë dhe Kërçovë. Ndërkohë , në këtë drejtim do tu apelojmë simpatizantëve dhe përkrahësve të RDK-së, që ato vetë të vendosin se cilin nga kandidatët e partive të tjera të përkrahin, duke pasur parasysh performancën programin dhe ofertën e tyre. Ne do të mbajmë qëndrim neutral dhe nuk do të japim rekomandim konkret për një nga kandidatët konkurues të partive shqiptare ,dhe do të fokusohemi që lista e kandidatëve për këshilltar e RDK, të marr mbështetja maksimale. Ndërkohë, në rrethin e dytë zgjedhor do të mbështesim padyshim njërin nga kandidatët shqiptar pavarësisht nga cila parti do të jetë ai, gjithmonë nëse do të ketë një rreth të dytë.” theksoi kryetari i RDK-së.

Osmani, gjithashtu shtoi se kriza politike në Maqedoni duhet të tejkalohet dhe në këtë drejtim potencoi se Gruevski dhe Crvenkoski duhet të arrijnë patjetër kopromisë në funksion të prespektivës euro-atlantike të vendit. Në rast se ky kompromisë nuk ndodh ,atëherë sipas Osmanit seriozish në vend do të krijoheshin një sërë problematikash të karaktereve të ndryshme të cilat vështirë do të tejkalohen, porositi Osmani nga Struga. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button