RMV, asnjë dozë të vaksinës kundër Kovid-19 nuk e kanë pranuar pacientët e infektuar me variantin delta, sqaroi ministria

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sqaroi që pacientët e infektuar me variantin delta të virusit Kovid-19 nuk e kanë pranuar asnjë dozë të vaksinës, transmeton Portalb.mk.

“Asnjë nga pacientet e infektuar me kovid, tek të cilët është hasur lloji delta I SarsSov2 nuk është vaksinuar për Kovid-19. Pas anketave të bëra me pacientët, është konfirmuar se asnjë nga ata nuk ka pranuar asnjë dozë të vaksinës, gjegjësisht nuk janë të vaksinuar, rivaksinuar”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Raportohet që vetëm një pacientë me variantin delta është në gjendje të rëndë shëndetësore, duke theksuar se ai pacient më shumë se një javë ka refuzuar të shkojë në mjekë përkundër posedimit të simptomave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button