A ekziston ndonjë dokument që vërteton se objekti i gjimnazit “Zef Lush Marku” është pranuar teknikisht, pyesin nga opozita

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar sot para objektit të gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup duke kërkuar llogari në lidhje me sigurinë në objektin e kësaj shkolle të mesme ku mësimi ndiqet vetëm në gjuhën shqipe, transmeton Portalb.mk.

“A ekziston ndonjë dokument me të cilin vërtetohet se është kryer pranimi teknik i shkollës? A është e vërtetë që mijëra nxënës ndoqën mësimet në një objekt që u lëshua në përdorim pa pranim teknik? A rrezikoi dikush me vetëdije jetën e nxënësve, mësuesve dhe stafit tjetër vetëm për hir të fitimit të pikëve politike? A shprehet përsëri, si shumë herë më parë mungesa e seriozitetit dhe përgjegjësisë së zyrtarëve të BDI-së!?”, pyesin sot nga opozita shqiptare për objektin i cili tashmë një dekadë është në funksion por është shoqëruar me probleme  të ndryshme.

Ata theksojnë se kanë bërë përpjekje për të marrë përgjigje nga institucionet kompetente, por pa sukses.

“-E njëjta shkollë e drejtuar në librat kadastral, pra në planin e detajuar urbanistik të Komunës së Butelit, qëndron si një ndërtesë e ndërtuar ligjërisht ose si ndërtim i paligjshëm?  Nëse figuron si ndërtim i paligjshëm, a ka filluar procedura e legalizimit dhe deri ku ka arritur procedura?”, pyesin nga opozita duke kërkuar këshillit inspektues që të ndërmarrë veprime procedurale me të cilat do të kontrollonin dokumentacionin teknik të shkollave në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button