RMV, Mali Sharr u bë park Nacional
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me shumicën e 66 votave dhanë dritën jeshile për Ligjin e shpalljes së një pjese të Malit Sharr për park kombëtar.
“Me miratimin e këtij ligji, shteti ynë fitoi parkun e katërt kombëtar pas shpalljes së atij të fundit në vitin 1958 dhe të parit pas pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me shpalljen e Malit Sharr si zonë e mbrojtur u vu nën mbrojtje dhe u mundësua krijimi i sistemit për menaxhim të qëndrueshëm të zonës që është një thesar i biodiversitetit, shtëpi për dy të tretat e të gjitha llojeve të bimëve në Maqedoninë e Veriut si dhe florës dhe faunës së pasur dhe endemike. Posedon bukuri të jashtëzakonshme natyrore, gjeodiversitet, veçori hidrologjike, peizazh dhe vlera kulturore. Dhe më e rëndësishmja, pres që me këtë hap të hapim një faqe të re dhe mundësi të reja jo vetëm për mbrojtjen e trashëgimisë sonë natyrore, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të zonës dhe shtetit, për vendosjen e një bashkëpunimi më të gjerë ndërkufitar, për shfrytëzimin e mundësive të reja financiare dhe për zhvillimin e brendeve lokale dhe formave të ndryshme të turizmit dhe forcimin e fuqisë së shitjes”, shkruan ministri Naser Nuredini.
Ndryshe, aktualisht zonat e mbrojtura në Maqedoninë e Veriut kapin vetëm 9% të territorit të vendit ndërkaq ma shpalljen e Malit Sharr si Park Kombëtar kjo përqindje do të kalojë në 11%, në Sharr ka gjithsej 28 liqene dhe shumë pasuri të tjera natyrore mbrojtja e të cilave synohet të jetë më e lartë me shpalljen e Sharrit si Park Kombëtar.
- LEXO: As shpallja e Sharrit si “Park Kombëtar” nuk do të ndalojë ndërtimin e 7 hidrocentraleve, Xhemaili thotë se këta janë të fundit
- LEXO: RMV, “Sfidë e vërtetë” do të jetë menaxhimi i Sharrit si Park Kombëtar, Xhemaili: Ligji kalon javën e ardhshme (VIDEO)
- LEXO: Shoqatat ekologjike për projektligjin e Malit Sharr: Nëse i injorojmë hidrocentralet e vegjël, ata nuk do të zhduken
- LEXO: Nuredini: Nëse Parlamenti e miraton propozimin për Malin Sharr, RMV do të ketë Parkun e parë Kombëtar që nga pavarësia
- LEXO: Qeveria e miratoi projekt-ligjin, edhe një hap për shpalljen e një pjese të Malit Sharr park kombëtar
- LEXO: RMV, këta janë ndryshimet ligjore të propozuara për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar
- LEXO: RMV, janë vendosur vërejtjet publike në propozimin përfundimtar për shpalljen e një pjese të Malit Sharr-park kombëtar
- LEXO: RMV, Ministria e Ekologjisë: Mali Sharr vëhet nën mbrojtje të përkohshme deri në miratimin e ligjit
- LEXO: Projektligji për shpalljen e Malit Sharr si zonë e mbrojtur ka kaluar leximin e parë në parlamentin e RMV-së
Një koment