RMV, në dy javët e ardhshme të gjithë të paraqiturit do të marrin termin për vaksinim

Nga e hëna në dy javët e ardhshme, të gjithë qytetarët e paraqitur do të vaksinohen. Lista është reviduar dhe do të marrin termin, ndërsa deri më 15 korrik do të vaksinohen. Vaksina do të mbërrijnë për 300,000 qytetarë dhe ka numër të mjaftueshëm. Do të vaksinohen edhe mësuesit dhe të punësuarit në institucionet arsimore. Sapo të vaksinohen ata që janë paraqitur, pikat e vaksinimit do të mbeten të hapura për vaksinimin e qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Kështu deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, duke konfirmuar se vaksinat Pfizer do të mbërrijnë pasdite.

“Lista është rishikuar, që do të thotë se pavarësisht se kur janë paraqitur qytetarët, duke filluar nga e hëna, të gjithë do të marrin termin në periudhë prej dy javësh. Nga e hëna në dy javët e ardhshme,  do të vaksinohen edhe më të rinjtëqë janë paraqitur, por prioritet do të kenë më të moshuarit, theksoi ministri.

Ai shtoi se të gjitha vaksinat do të shpërndahen. Vaksinat Pfizer do të shpërndahen në tetë qendrat kryesore të imunizimit për shkak të mundësisë së ruajtjes në frigoriferë, kurse vaksinat Sinovak edhe në qendrat e mëdha edhe të vogla.

“Tani arrijnë vaksina për 300.000 qytetarë, ndërsa do të intensifikohet dhe fushata. Përgatisim edhe sistemin për vaksinimin në terren, i cili do të fillojë më 15 korrik”, thotë ministri i cili pret që të rritet vetëdija për imunizim.

Ai deklaroi se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm për momentin, pasi nuk ka një ide të tillë në Komisionin për Sëmundje Infektive dhe se nuk ka shembull të tillë në botë, por që gjithnjë e më shumë qytetarë duhet të vaksinohen.

“Ka mjaftueshëm vaksina,  nga java e ardhshme do të arrijnë 70 deri në 100 mijë vaksina në javë dhe këto janë sasitë e parashikuara të nevojshme nga korriku deri në fillim të tetorit”, tha Filipçe.

Ai përsëriti se qëndrimi mbetet që AstraZeneca t’u jepet vetëm personave mbi 60 vjeç dhe se të gjithë ata që kanë marrë AstraZeneca në vendin tonë kanë terminë për rivaksinim dhe ka sasi të siguruara.

“Nuk ka asnjë grup qytetarësh për të cilët nuk është siguruar rivaksinim as në momentin kur kanë marrë vaksinën. Megjithatë, tani për tani nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin profesional. Sidoqoftë, Komisioni mbetet në qëndrimin që të pranohet vetëm nga qytetarët e moshuar”, shpjegoi Filipçe.

Ministri theksoi se sipas komunikimit të fundit këtë verë, mbetet qëndrimi që tubimet në ambiente të mbyllura të mos mbahen dhe se Komisioni të hënën do të mbajë seancë.

Drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Shaban Memeti, vlerësoi se numri i pacientëve po zvogëlohet, gjë që shkon në favor të respektimit të masave të qytetarëve. Është vërejtur edhe rënie në numrin e vdekjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button