Thërrime 3
I ishte afër në gëzimet e saja, i dukej sikur shfrytëzon rastin. Afër qe ajo në pikëllimet e tij, i dukej sikur nuk ishte çasti. Ikën shumë raste duke pritur çaste. Mandej erdhën shumë çaste, pa raste.
Të pathënat u përbinë, shkrimet vetëm të padërguara u gdhinë. Ai ishte afër, me kujtimet për rastet e çastet, ajo diku larg, asgjë duke mos ditë. Mbante mend vetëm se dikur kishte qenë afër, dikush, i mirë.
Por nuk kishte qenë te rasti ose çasti. Mbetën të dytë kështu, si në kujtimet për njëri-tjetrin: të mirë.
(vazhdon..)