Rama: Gjykimi i krimit të 21 Janarit, s’ka nisur ende

Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar ndaj vendimit që gjykata e Apelit dha sot për pafajësinë e shefit të IT së Këshillit të Ministrave, i akuzuar se ka fshirë pamjet nga serveri qendror gjatë protestës së opozitës. 

“Sot një tjetër pafajësi e fabrikuar nga gjykatat e pushtetit për 21 janarin! Dita për të rinënvizuar: Gjykimi i atij krimi s’ka nisur ende!”, shkruan Rama në Twitter. 

Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm specialistin e IT-së së Kryeministrisë dhe hodhi poshtë akuzat ndaj tij për fshirjen e pamjeve të 21 janarit të vitit 2011 nga serveri qendror i Keshillit të Ministrave. Trupi gjykues vlerësoi se Armando Kasaj nuk i kishte fshirë, pamjet ashtu sikurse pretendonte organi i akuzës, duke e shpallur atë të pafajshëm. 

Lajme të ngjashme

Back to top button