Stavreski nuk erdhi në gjykimin e GEM-it

Zëvendëskryeministri dhe ministri i financave, Zoran Stavreski sot përsëri nuk erdhi në seancën e caktuar për sot për lëndën e shpifjes, ku si paditës është GEM-it (Qytetarët për Maqedoni Evropiane). Avokati i tij e arsyetoi mungesën e ministrit të paditur. Ai ka qenë në udhëtim zyrtar së bashku me kryeministrin.

Nuk është e qartë se pse Stavrevski mungon në këtë proces që zgjat pothuajse 2 vite, ndërsa ai gjatë gjithë kësaj kohe nuk është paraqitur në gjykatë.

Paditësit, ose anëtarët e lëvizjes “Qytetarët për Maqedoni Evropiane” (GEM), Branko Geroski, Nikolla Gelevski, Roberto Beliçanec, Vladimir Millçin dhe Zharko Trajanovski, e kanë ngritur padinë kundër Stavrevskit për shpifje, në janar të vitit 2011. Atëherë, Stavrevski publikisht kishte deklaruar se GEM-i është i lidhura me aferën “Shpresa”, që kishte për qëllim ta rrezikojë rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë. GEM-i, që atëherë ka mohuar çdo lidhje me aferën “Shpresa”, kështuqë ndaj ministrit ishte ngritur padi penale për shpifje dhe fyerje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button