Qeveria mohoi që Zaevi ka propozuar zgjidhje për gjuhën dje në Sofje

Qeveria mohon që në takimin e djeshëm në Sofje midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Stefan Janev, ishte propozuar zgjidhje për gjuhën. Gazeta Bullgare “24 orë”, duke cituar burime të qeverisë bullgare, raportoi se për sa i përket gjuhës, Zaevi kishte propozuar formulimin “flasim të njëjtën gjuhë, por të njohur ndërkombëtarisht si dy të ndryshme”. Qeveria i mohon akuzat e tilla, përcjellë Portalb.mk.

“Gjatë takimeve të djeshme punuese siguruam promovimin e besimit të ndërsjellë dhe dialogut midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ky hap pozitiv na mundësoi të diskutojmë mbi mundësitë për zgjidhje për të cilat bazë e mirë është propozimi portugez. Zgjidhjet duhet të kujdesen për të dy palët. Zgjidhje të tilla janë të mundshme, duhet dialog për t’i arritur ato, kurse tani dialogu është përsëri në tryezë. Prandaj, spekulimet rreth formulimeve të pretenduara për zgjidhje që shpërndahen përmes disa mediave nuk janë të vërteta”, thonë nga Qeveria.

Kryeministri teknik Stefan Janev dje në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zaevin tha se “delegacioni i Zaevit doli me një propozim konkret, të cilin do ta shqyrtojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe profesionale në ditët në vijim. Prioriteti ynë tani është të krijojmë atmosferë besimi, miqësie dhe dialogu që do të ndihmojë ekspertët dhe politikanët tanë të arrijnë një zgjidhje.”

Zaev pas takimit tha se ngërçi me Bullgarinë duhet të zgjidhet në mënyrë bilaterale.

“Çështjet nuk janë të pazgjidhshme. Vetë fakti që jemi këtu dhe u ulëm për të biseduar është një sukses dhe një hap përpara në gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen. I bëj thirrje Bullgarisë të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë dhe popullin e saj vëllazëror. I bëj thirrje popullit maqedonas dhe bullgar të mbështesin procesin sepse ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë. Historia është e rëndësishme por më e rëndësishme është e ardhmja e brezave të ardhshëm dhe të tanishëm. Besoj se vendimet janë të mundshme, çështjet nuk janë të pazgjidhshme”, tha Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button