RMV, në lidhje me ndërtesat te “Holiday Inn”, ministria vlerësoi që planet nuk mund të pezullohen nga komunat, sqaroi Komuna Qendër

Komuna e Qendrës ka sqaruar që vlerësimi i Ministrisë për Transport dhe Lidhje thekson që kjo komunë nuk mund të anulojë plane detale urbanistike, në lidhje me ndërtesat e mëdha që planifikohen të ndërtohen afër hotelit “HolidayInn”, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me mospërputhjen e linjave rregullatore të Planit të Përgjithshëm Urbanistik (PPU) dhe Planit Detal Urbanistik (PDU), në Opinion thuhet se me këtë nuk bëhet dëm i interesi publik dhe në raporte askund nuk është e konfirmuar dëmi i interesit publik, me ça Komuna Qendër nuk ka bazë për pezullimin e planit”, deklarojnë nga Komuna Qendër.

Raportohet që Opinioni i ministrisë bazohet në paragrafin 5 të nenit 23 nga Ligji për Plane Urbanistike, derisa komuna sqaroi se raportet e tyre bazohen në nenin 35 të po këtij ligji, ku janë numëruar shkaqet për mospërputhjen e planit urbanistik.

“Në raportet që Komuna Qendër i ka dorëzuar në Ministrinë për Transport dhe Lidhje theksohen mospërputhjet e parametrave të PDU me GUP-in e Qytetit të Shkupit 2021-22. Ne Opinionin e Ministrisë theksohet se parametrat që janë në qendrat e linjës me qëllime A, B dhe V janë të pakufizuara dhe nuk hyjnë në llogari, me çka ai argument është refuzuar”, deklarojnë nga Komuna.

Ndryshe, Investitori MG Fashion planifikon të ndërtojë tre ndërtesa shumëkatëshe me nga 16, 20 dhe 22 kate në parkingun ekzistues përballë Hotel Holiday Inn. Kompleksi rezidencial dhe afarist “Shkupi i Madh” është planifikuar të ndërtohet në parcelën ndërtimore 1.1 të planit ekzistues të detajuar urbanistik për lokalitetin Unaza e Madhe pjesa jugore – lindje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button