FFM kërkon nga UEFA dënimin më të ashpër për Arnautoviç për shpërthimin e tij nacionalist ndaj Alioskit

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) dënon ashpër shpërthimin nacionalist të lojtarit të kombëtares austriake Marko Arnautoviq, pas golit të shënuar në ndeshjen me Maqedoninë drejtuar lojtarit të kombëtares së Maqedonisë Ezgjan Alioski.

Federata informon se kanë dorëzuar një letër zyrtare në UEFA duke kërkuar dënimin më të ashpër për lojtarin e kombëtares austriake Marko Arnautoviq.

“Si Shtëpi e futbollit”, jemi gjithmonë kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe të gjitha formave të tjera të fyerjeve dhe shpërthimeve që nuk janë në frymën e futbollit dhe vlerave për të cilat ne të gjithë angazhohemi së bashku. Ne gjithmonë do të ngrihemi dhe do të mbrojmë interesat dhe dinjitetin e përfaqësuesve të kombëtares së Maqedonisë kudo që ata të luajnë”, thuhet në Facebook profilin e Kombëtares së futbollit të Maqedonisë.

Arnautoviq kërkoi falje për incidentin edhe në maqedonisht edhe shqip dhe në llogarinë e tij në Instagram shkroi se nuk ishte racist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button