Dentisti bëhet sekretar shtetëror në Ministrinë për mbrojtje?!

Ministria për mbrojtje punëson “talentë” të të gjitha fushave. Ajo që Talat Xhaferi është ministër dihet, por pak vetë e dijnë se sekretar shtetëror në Ministrinë për mbrojtje është një stomatolog – kirurg oral, njofton portali makborba.mk.

Si duket tani sekretari shtetëror – një kirurg oral i cili do të ketë shumë punë t’i kontrollojë të gjithë dhëmbët e prishur të të punësuarve në Ministri. Por, shihni më poshtë se kush është në fakt Sekretar shtetëror në Ministrinë për mbrojtje, dhe shumë gjërat do të jenë të qarta. Të dhënat janë marrë nga ueb-faqja zyrtare e Ministrisë për mbrojtje.

Sekretar shtetëror në Ministrinë për mbrojtje – Sasho Stefanovski

Arsimin fillor dhe të mesëm e ka të kryer në Ohër.

Ka diplomuar në Fakultetin Stomatologjik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Specialist për kirurgji orale – Fakulteti Stomatologjik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Për momentin është duke i kryer studimet e magjistraturës

Arsim plotësues
Senior Leadership Development Programme”, në organizim të National School of Government 30.05. – 02.10.2011 dhe 02.12. – 04.12.2011 në Manastir dhe Berovë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button