Berisha sot: 20 shkurt ditë e shënuar, u rrëzua busti i diktatorit më të madh, Enver Hoxha

Kryeministri i është referuar sërish në mbledhjen e qeverisë, 20 Shkurtit, rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se kjo datë është shënuar në historinë e kombit si dita e kujtesës kombëtare.

“Sot në historinë e kombit është një ngjarje e veçantë, një datë  nga më të rëndësishmet pasi është dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ditë e shpallur në ditën në të cilën 22 vite më parë qytetarët e Tiranës, të rinjtë e kryeqytetit, studentët pas një greve e cila është më masivja që mund të ketë ndodhur rrëzuan me një përballje legjendare me regjimin komunist shtatoren e diktatorit Enver Hoxha. Kjo nuk ishte betejë me bronxet por me diktaturën në fuqi, me bronxet e gjalla. Enver Hoxha që do ta quanin Hitlerin e pasluftës e shndërroi Shqipërinë në kombin më të skllavëruar, më të varfër. E shndërroi shqipërinë në vendin e burgjeve dhe e kampeve të përqëndrimit më të shumta dhe viktimat e regjimit ishin më të mëdha se në të gjitha vendet komuniste përveç Bashkimit Sovjetik” –tha Berish sot në mbledhjen e Këshillit të Ministarve./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button