EURO 2020, Polonia dhe Sllovakia i matën forcat në sfidën e tyre të parë

Polonia dhe Sllovakia, dy ekipet e grupit E, zhvilluan ndeshjen e parë në kuadër të Euro 2020, duke përmbyllur ndeshjen me rezultat 1-2, transmeton Portalb.mk. Pjesë e këtij grupi janë edhe Spanja dhe Suedia, që do të përballen sot prej orës 21:00.

Në minutën e 18-të, Sllovakia përmes një solo-aksionit të Robert Makit shënoi golin e parë të takimit Poloni – Sllovaki.

Fillimi i pjesës së dytë, solli shpresë për Poloninë, pasi në minutën e parë e barazuan rezultatin polakët përmes Linetty. Nga minuta e 62-të, Polonia ngeli me një futbollist më pak, pasi Krychowiak u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Sllovakia në minutën e 69-të shënoi gol përmes Shkrinjarit, pasi ky i fundit u gjet krejtësisht i vetëm në zonën polake gjatë një topi nga këndi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button