Ndihma që Kosova ia kërkoi Facebook-ut thuajse gjysma është pranuar

Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar informacione nga kompania Facebook për llogari të qytetarëve të Kosovës, kryesisht në kuadër të hetimeve për vepra penale, raporton REL. Nga janari i vitit 2013 e deri në muajin maj 2021, Kosova ka kërkuar plot 228 herë ndihmë nga Facebook-u.

Njëzet kërkesa për qasje në informacione të llogarive, janë dërguar vetëm në pjesën e parë të këtij viti, kurse 48 janë dërguar më 2020. Facebook-u ka raportuar se afër 50 për qind e kërkesave janë refuzuar. Kompania shpjegon se në shumicën e rasteve, zyrtarët qeveritarë bëjnë kërkesat për të dhëna që lidhen me përdoruesit.

“Në shumë prej këtyre rasteve, këto kërkesa të qeverisë kërkojnë informacione bazë të përdoruesit, siç janë emri, data e regjistrimit dhe kohëzgjatja e shërbimit. Përmes kërkesave të tjera gjithashtu mund të kërkohen IP adresat, kyçjet apo përmbajtja e llogarisë”, thuhet në një sqarim të Facebook-ut.

Gjatë vitit 2020, në total Facebook bënë të ditur se ka pranuar 364,605 kërkesa për qasje në informacione nga institucionet e ndryshme të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button