Dobitë që sjell marrëdhënia

Nëse mendoni se ju i përkisni asaj kategorie dhe se pasioneve të nxehta nuk iu lëshoheni shpesh, nuk ka arsye për panik, ju sjellim top arsyet se pse duhet të bëni dashuri.

– Dobëson: Marrëdhënia intime u ndihmon në largimin e kilogramëve të tepërt dhe të depozitave të yndyrës dhe pra me praktikimin e rregullt të tij më lehtë do të dobësoheni dhe ta mbani linjën e dëshiruar. Hulumtimi i publikuar në “Newsweek” dëshmoi se marrëdhënia djeg edhe deri në katër kalori për një minutë të vetëm. Për këtë nuk ka arsye që të përmbaheni nga lojërat e nxehta në dhomën e fjetjes, dhe sigurisht kurrë nuk keni pasur justifikim më të mirë për të mos shkuar në palestër.

– Imuniteti: Mungesa e vitaminave mund të ketë pasoja të këqija për shëndetin, sikur rënia e sistemit imunitar, por në vend që të pini disa lloje të tabletave për të kompensuar nivelin e vitaminave, mundeni thjesht që të luani me partnerin. Në fakt, kohë më parë universiteti “Wilkes” me hulumtimin e zhvilluar e zbuloi se me praktikimin e çuarjes së dashurisë disa herë në javë rritet niveli i imunoglobinës A, antitrupi për të cilin ekspertët pohojnë se forcon imunitetin deri në 30 për qind.

– Ju zbukuron: Ndoshta nuk e keni ditur, por marrëdhënia intime na zbukuron, largon shenjat e lodhjes dhe rikthen pamjen rinore dhe të freskët. Sipas pohimeve të revistës “Life Extension”, gjatë marrëdhënies trupi e liron hormonin DHEA. Pikërisht ky hormon parandalon plakjen e lëkurës dhe ia rikthen pamjen rinore. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet ta largoni rutinën tuaj dhe sjelljet rreth trajtimit të lëkurës, porse, me marrëdhënien intime të rregullt dhe trajtimin, lëkura juaj do të jetë e shkëlqyeshme.

– Largon stresin: Mënyra stresuese e jetës, obligimet në punë dhe në shtëpi ndonjëherë komunikimi intensiv dhe i mundimshëm me njerëz stimulon paraqitjen e depresionit. Por, në vend që disponimin e keq ta shëroni me çokollata dhe ëmbëlsira, kaloni disa çaste intime me partnerin tuaj. Psikologu Stuart Brody në hulumtimin e tij e zbuloi se njerëzit të cilët shpesh kanë marrëdhënie të jashtme më lehtë e përballojnë stresin e përditshëm dhe se çuarja e dashurisë në trup vepron sikur masazhet relaksuese dhe me këtë e rigjeneron tërë trupin.

Lajme të ngjashme

Back to top button