100 miliarderët që do të dhurojnë pasurinë

Mbi 100 miliarderë të njohur i janë bashkuar iniciativës së Bill Gates dhe Warren Buffett, për të dhuruar të paktën gjysmën e pasurisë para vdekjes. Familjet e tyre së bashku kanë një pasuri prej mbi 500 miliardë dollarë.

Iniciativën “Dhënia e Premtimit”, e kanë mbështetur njerëzit më të pasur të SHBA, ku mes emrave të njohur janë Michael Bloomberg, David Rockefeller, George Lucas, Mark Zuckerbeg etj. Por edhe jo amerikanët si Richard Branson, Azim Premji, Chris dhe Jamie Cooper-Hohn Andrew dhe Nicola Forrest, Patrice dhe Precious Motsepe, Hasso Plattner si edhe Tan Chee Yioun.

Kësaj iniciative së fundmi i është bashkuar edhe një rus. Maniati i nikelit dhe medieve, Vladimir Potanin. “Besoj se pasuria duhet të punojë për të mirën publike”, tha Potanin. “Vendimi që kam marrë nuk është vetëm një përpjekje për t’u kujtuar si filantrop. Këtë e shikoj edhe si një mundësi për të mbrojtur fëmijët e mi nga ngarkesa e pasurisë ekstreme”. Vladimir Potanin ka një pasuri prej 12.3 miliardë dollarë është personi i 9 më i pasur në Rusi.

Lajme të ngjashme

Back to top button