Tre bukuroshe shqiptare konkurrojnë për kurorën Miss Zvicra 2013 (FOTO)

Dorina Podrimja, Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku janë tri shqiptaret, që të tria nga Kosova, që do të konkurrojnë për kurorën e Miss Zvicrës. Dy të parat janë të lindura e të rritura në Zvicër, ndërsa e treta ka shkuar në Zvicër në klasën e parë të fillores.

Dhe, veç tre shqiptareve, në garë konkurrojnë edhe tre vajza të tjera nga Ballkani, dy nga Kroacia dhe një tjetër nga Serbia.

 HEIDI LUSHTAKU

 ANITA MUSTAFA

 DORINA PODRIMJA

“Emrat nuk tingëllojnë shumë zvicerane, kjo tregon ndryshimet në kohë dhe është një dukuri që ne sot e kemi realitet në vendin tonë”, ka thënë Karina Berger, që është në krye të organizimit të spektaklit, raporton Albinfo.ch.

Por, sipas saj, juria që është e përbërë nga gjashtë persona nga bota e modës dhe shoubiznesit nuk do ta shikojë as ngjyrën e lëkurës dhe as emrat e kandidateve.

“Kriteret tona janë: shtetësia zvicerane, mosha 17-25 vjeçare, e pamartuar, pa fëmijë dhe gjatësia së paku 1.68. dhe këto kritere i plotësojnë të gjitha”, k a shtuar më tej Berger.

Nga 18 bukuroshet që aktualisht janë në garë, më 28 prill do të përzgjidhen vetëm 12 vajza të cilat do të shkojnë në natën finale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button