Bruksel, përfundon takimi Thaçi-Daçiç

Pas dy orë diskutimesh ka përfunduar në Bruksel takimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, për të vazhduar sërish të mërkurën. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, Rikard Jozwiak, ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje të arritur.

“Bisedimet për sot kanë përfunduar. Nuk ka marrëveshje, nuk ka deklarata. Bisedimet pritet të vazhdojnë nesër (të mërkurën) pasdite. Atmosfera sot ka qenë shumë e mirë. Dy kryeministrat kanë folur fati tri orë. Burimet e mia thonë se bisedimet kanë qenë shumë të hapura, ndonëse tash për tash nuk mund të flasim për ndonjë arritje. Një gjë të tillë ndoshta mund ta shohim gjatë ditës së nesërme”, ka thënë Jozwiak./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button