Texas, lindin katërneq të ndryshëm,një kombinim shumë interesant!

Një nënë në Teksas hyri në histori duke lindur katërnjakë, të cilët janë njëkohësisht të ndarë në dy çifte binjakësh mes tyre. 

36-vjeçarja Tressa Montalvo realizoi një lindje aq të rrallë, sa që shanset për të llogariten si një në 70 milionë, edhe më të ulta se fitimi i një llotarie kombëtare apo qënia udhëtar në një avion që aksidentohet gjatë të gjithë jetës.

Katër djemtë e saj lindën në ditën e Shën Valentinit dhe ata janë të ndarë, në dy djem identikë dhe dy të tjerë identikë mes tyre, por të ndryshëm me dyshen e parë identike.

Për 36-vjeçaren, lindja e katërnjakëve ishte gjithashtu një e papritur e madhe. Ajo dhe bashkëshorti Manuel, 43-vjeçar, vendosën që të mbanin një shtatzani të re, nga dëshira për t’i dhënë një motër ose vëlla djalit të tyre të parë. 

Ndonëse një fenomen jashtëzakonisht i rrallë, ai i lindjes së katërnjakëve që ndahen në dy çifte binjakësh nuk është i padëgjuar.

Në prill 2011, Miranda dhe Josh Crawford, nga Kalifornia e Veriut, u bënë prindër të dy djemve identikë dhe dy vajzave identike, në një lindje të vetme.

Në vitin 2002, një rast tjetër u regjistrua në Kansas, kur Christina Tetrick lindi katër djem, të ndarë në dy çifte binjakësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button