“Gjelbërimi” i Ali Ahmetit shumë larg realitetit tetovar, deponi të vogla edhe në Spitalin e Qytetit e në shkolla fillore

Mini deponitë përreth kontejnerëve dhe jo vetëm, janë kthyer në “normalitet” për syrin e tetovarëve, gazetari i Portalb.mk në afat prej pesë ditësh regjistroi gjithsej 9 lokacione në të cilat edhe pse nuk janë larg njëra tjetrës, ishin krijuar deponi të vogla. Edhe pse nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) potencuan se çdo ditë punojnë, pamjet dëshmojnë të kundërtën. Rikujtojmë se kryetari i BDI-së shpalli këtë parti si të gjelbër, e cila është në kundërshtim me realitetin tetovar, shkruan Portalb.mk.

Numri i madh i banorëve, pak kontejnerë në rrugë, mos pastrimi i tyre në kohë dhe disa herë në ditë, janë vetëm disa nga arsyet se pse Tetova përballet me një numër të madh të mbetjeve, në çdo cep të qytetit.

Mbeturina pas Spitalit Klinik në Tetovë
Mbeturina pas Spitalit Klinik në Tetovë

“Imune” ndaj këtij fenomeni nuk ishin as Spitali i Qytetit e as dy shkollat fillore, gjegjësisht shkolla fillore “Kirili dhe Metodi” dhe shkolla fillore “Liria”

This slideshow requires JavaScript.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) theksuan se çdo ditë bëjnë mbledhjen, grumbullimin dhe deponimin e mbetjeve, fajin e hedhin te kompanitë private të cilat sipas tyre, ditëve të fundit nuk kanë kryer grumbullimin e rregullt të mbetjeve në komunat rurale.

Sektori për Higjienë pranë NPK TETOVA Tetova kryen mbledhjen, grumbullimin dhe deponim e mbetjeve çdo ditë sipas planit për punë. Gjithashtu kemi shtuar numrin e kontejnerët në rrugët kryesore të qytetit me qëllim të kemi ambient më të pastër, mirëpo  ditëve  fundit kemi rritje të sasisë mbetjeve për shkak se në komunat rurale nuk ka grumbullim rregullt nga kompania private, si  dhe  kemi rritje të materialeve ndërtimore që hidhen në vende joadekuate jashtë kontejnerëve” deklaruan nga NPK-ja.

Edhe pse nga kjo ndërmarrje theksuan se mbetjet përreth spitalit janë si pasojë e punimeve, në anën e majtë të spitalit, gjegjësisht nga rruga “Blagoja Toska” nuk kryhen punime ndërkaq vendi është shndërruar në deponi të vogël.

“Në lidhje me lokacionin tek Spitali klinik ju informojmë se për shkak punimeve që kryhen në rregullimin e rr. J.Sandanski ekipet e Higjienës Komunale nuk kanë mundësi të kenë qasje deri tek kontejnerët për të marrë mbeturinat, nga momenti që do kemi qasje do të pastrohet dhe ai lokacion njëjtë si lokacioni pas Postës që është pastruar” shtuan nga NPK-ja.

Ali Ahmeti shpalli BDI-në si parti të gjelbër me fokus në ambientin jetësor, në kundërshtim me realitetin tetovar

Bashkimi Demokratik për Integrim në përvjetorin e themelimi të saj u pozicionua deklarativisht si parti e gjelbër, e cila në fokus do të ketë mbrojtjen e ambientit jetësor.

“Pas miratimit të pjesës normative Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe zbatimit të përditshëm të saj, reformave thelbësore, anëtarësimit në NATO dhe vulosjes së të ardhmes evropiane, ka ardhur kohë që BDI të fokusohet tërësish në cilësinë e të jetuarit, kushteve të jetesës së përditshme, zhvillimin, arsimin dhe shëndetësinë cilësore, drejtësi joselektive, digjitalizimin, politikat sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe mjedisin jetësor”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai për përfaqësimin e politikave të gjelbra mori shembull Greta Tunden, si dhe kohën e rinisë së tij kur lumenjtë ishin të pastra e të pijshëm, ndërsa tash theksoi që janë të ndotura dhe të rrezikshme për shëndetin.

“Një vajzë e re Greta Thunberg, përshkroi botën me alarmin për ndryshimet klimaterike e politikën ambientaliste, dhe të gjithë ja hapëm dyert. Erdhi koha që edhe ne të hapim derën dhe të përqafojmë këto politika, për një të ardhme të gjelbër, të sigurt dhe të shëndosh”, deklaroi Ahmeti, duke i numëruar edhe deponitë e mbeturinave si probleme të përditshme, ndërsa paralajmëroi që agjenda e gjelbër do të jetë kryefjalë edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

Megjithatë, Portalb.mk vazhdimisht ka informuar për deponitë e vogla dhe ambient jo të pastër në komunat me të cilat udhëheq Bashkimi Demokratik për Integrim dhe jo vetëm, në Tetovë ka disa lagje me deponi të vogla ndërkaq situata përreth kontejnerëve vazhdimisht është si në videon paraprake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button