Alarmi për bombë i rrejshëm, shqetësoi nxënësit! (VIDEO)

Përfunduan hetimet për alarmin se është vendosur bombë në shkollën e mesme ekonomike ‘Arseni Jovkov’-Shkup, ndërsa siç mësojmë alarmi ka qenë i rrejshëm.

‘Shërbimet antiterroriste morën gjitha masat e duhura për raste të tilla, pas çka u vërtetua se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme’ i ka thënë portalit Kurir zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.

Ndërkaq nxënësit e kësaj shkolle për Portalb, kanë dënuar rastin e pa ndërgjegjshëm të individëve të cilët krijuan shqetësim dhe ndërprerje të mësimit.

‘Nuk e dinim se çfarë po ndodh. Njëherë i mbyllën dyert, nuk na lejuan as në pushimin e gjatë të dalim, pas disa minutash u përhap lajmi se të gjithë urgjentisht duhet ta lëshojmë shkollën dhe askush mos të mbetet brenda. Me të dalë jashtë pamë shumë polic dhe zjarrfikës të cilët kishin ardhur për çdo rast’ tha Dardana Sadiku, maturante në ‘Arseni Jovkov’./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button