Tetovë, punëtorët e NPK-së i rikthehen punës

Edhe pse ndaj punëtorëve të NPK-së akoma nuk u janë shlyer detyrimet nga NPK-ja, ata janë duke e pastruar qytetin e Tetovës.

Pas bojkotit të tri javëve ata tashmë janë kthyer në punë  dhe për çdo ditë po pastrojnë qytetin i cili ishte mbuluar nga bërlloku sidomos në pjesët periferike.

 “Ne akoma   nuk i kemi pranuar të gjitha rrogat por ne për çdo ditë jemi në punë dhe e mbajmë qytetin të pastër, tash dihet se në jemi në kompetencat  e sindikatës për grevën dhe vendimi atyre është që të presim akoma dhe të mos futemi në grevë, kemi premtime se do ti marrim rrogat dhe besojë se nuk do të kemi nevojë që ti kthehemi grevës përsëri” u shpreh një i punësuar në ndërmarrjen publike komunale Tetova për Portalb.

Nga ndërmarrja publike komunale thonë se janë duke punuar për grumbullimin e rrogave të punëtorëve të ndërmarrjes dhe për ta përmbyllur këtë problematik tashmë të stërzgjatur.

Lajme të ngjashme

Back to top button