Valon Bela dhe Fatmir Etemi i bashkëngjiten BDI-së!

Valon Bela dhe Fatmir Etemi kanë marrë pjesë në hapjen e shtabit të BDI-së në Shkup gje kjo lë të kuptohet se tashmë janë anëtarët më të rinj të kësaj partie, mëson Portalb.

Lajmin për Portalb e konfirmon edhe vetë z.Bela i cili thotë se ky veprim është si pasojë e mbështetjes që kjo parti ka nga popullata dhe nga faktori ndërkombëtar.

“Po është e vërtetë, tashmë kam kaluar në BDI bashkë me me shumë shokë dhe bashkpartiak të tjerë në Shkup siç mund të potencoj z.Enver Loku, Trim Reka dhe shumë të tjerë. Arsyet e kësaj lëvizjeje janë shumë të qarta dhe të thjeshta. Mbështetja që kjo parti ka një kohë të gjatë që e merr nga popullata si dhe   sigurisht edhe nga faktori ndërkombëtar”, tha Valon Bela për Portalb.mk

Valon Bela deri në vitin 2011 ishte nënkryetar i PDSH-së ndërsa ai bëri bujë me dosjet e publikuara  në opinion kundër parties së Ahmetit.

Gjithashtu përveç Belës në hapjen e shtabit të BDI-së në Shkup ka marrë pjesë edhe biznesmeni, ish deputeti i PDSH-së dhe ish kandidati i DR-së për Çairin z.Fatmir Etemi. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button