RMV, dje janë vaksinuar 9 mijë qytetarë, 1.700 prej tyre morën dozën e parë

Në pikat e vaksinimit në vend, përfshirë ditën e djeshme, me të paktën një dozë janë vaksinuar gjithsej 249,187 qytetarë. Gjithsej në shtet janë aplikuar 399,962 doza vaksinash, kurse janë rivaksinuar 150,775 qytetarë, njofton Portalb.mk.

Gjatë ditës së djeshme, dozën e parë të vaksinës e morën 1,755 qytetarë, kurse së bashku me qytetarët që u rivaksinuan, gjithsej u plikuan 9,142 vaksina.

Sipas shifrave të fundit, 48% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 42% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 35% e popullsia mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

Ditëve në vijim, pritet të rritet trendi i vaksinimit, pasi dje arriton rreth 12 mijë doza të vaksinave Pfizer. Sipas njoftimeve, donacionet e paralajmëruara nga Turqia, Greqia dhe Bullgaria duhet të mbërrijnë së shpejti, si dhe dërgesa më e madhe prej 500 mijë vaksinave nga “Sinovak”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button