San Antonio udhëheq 3:2 ndaj Miami

Skuadra e San Antonio Spurs ka fituar ndeshjen e pestë të finales ndaj Miami Heat me rezultatin 114:104.

Tetë minutat e fundit kanë qenë vendimtar që skuadra e Miami Heat të pësojë humbje në ndeshjen e pestë të finales së play-offit të ligës së basketbollit në NBA në palestrën e San Antonio Spurs (114:104). Në këta tetë minuta, Spurs realizoi një seri prej 15:2 pikë të shënuar në favor të vet.

Dwane Wade dhe LeBron James shënuan nga 25 pikë për Miami, kurse një më shumë se ata e shënoi Tony Parker tek ekipi i San Antonios.

“Vërtetë nuk kemi pësuar një humbje sikur kjo pë rnjë kohë të gjatë. Kjo ndodhi sonte, gjërat duhet të ndryshohen”, tha Mario Chalmers i Miami Heat.

Ndeshja e gjashtë luhet në Miami të martën në mbrëmje, kurse ndeshja e shtatë, nëse duhet të luhet, e cila do të ishte vendimtare pritet të zhvillohet të enjten.

Lajme të ngjashme

Back to top button