Labënishti: Incident kishte por tashmë ai është tejkaluar

Pas incidentit në Strugë brenda taborrit të BDI-së ku pati një mosmarrveshje gjatë përpilimit të listave për këshilltarë dhe sipas burimeve jozyrtare u sulmua fizikisht edhe kandidati për kryetar i kësaj komune Arben Labënishta, tashmë vetë ish deputeti konfirmon se ky rast i përket së kaluarës.

“Gjatë përpilimit të listës ka pasur momente të pakëndshme, por tashmë gjithcka është tejkaluar dhe objektivi ynë është në funksion të fitores dhe në këtë drejtim nuk do të ketë asnjë kompromis që mund të komprimentoj fitoren e pritshme. Ne gjatë punës sonë jemi të vetëdijshëm që do të përballemi me shumë situata por i grantoj qytetarët se nuk do të lëvizim për asnjë milimetër nga përcaktimet programore si dhe objektivi ynë parësor në shërbim të komunitetit dhe jo të individit dhe grupeve ”, theksoi Labënishti

Ndërkohë, këshilltari aktual Pëllumb Qyra i cili thuhet se ka qënë i përfshirë në incident, mohon të ketë pasur përpalsje fizike me Labënishtin, por sqaron se ka pasur kundërshti për mënyrën e përzgjedhjes së këshilltarëve .

Qyra, sqaron se gjatë përpilimit të listës nuk është marr parasysh propozimi i Këshillit vendor të BDI-së të Veleshtës, fakt që ka ngjallur pakënaqësi te një pjes e nëndegës të kësaj partie në Veleshtë ,por e gjithë kjo situatë ka qenë në kufitë e një debati të brendshëm partiak. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button