Tetovë, do të dënohen dy të burgosurit që rrahën shqiptarin

Hetuesia do të ndërmerrë masa adekuate për dy të burgosurit në burgun e Tetovës që dje brutalisht sulmuan me shufër metali shtetasin nga Shqipëria i cili ndodhej në paraburgim, ndërsa për ndëshkimin e gardianëve nuk do të merren masa sepse si që sqaron drejtori i burgut, ata kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë në kohë.  

“Masa për të burgosurit  janë marrë nga hetuesia e cila e ka kryer  këtë hetim, ndërsa kundër gardianëve  nuk do të merren masa pasi që ata sapo e kanë vërejtur  këtë incident, e kanë ndërprerë si dhe gjatë incidentit ato  kanë qenë në vendin e ngjarjes” tha Murat Ramadani drejtori i burgut të Tetovës një në prononcim për Portalb.

Nga Ministria e drejtësisë thonë se pritet të ndërmerren masat nga ana e gjykatësit hetues. 

“Kundër të burgosurve do të ndërmerren  masat e nevojshme nga gjykatësja hetuese” tha zëdhënësja e ministrisë së drejtësisë, Ubavka Matevska
Rastin në fjalë e udhëheq gjykatësja hetuese Zorica Eftimovksa nga e cila Portalb nuk arriti të merr një prononcim se çfarë ka ndodhur  më saktësisht dje në orët e mëngjesit në burgun e Tetovës.    

Sipas policisë së Tetovës rrahja ka  ndodhur në orët e para të mëngjesit ku dy të burgosurit njëri nga Tetova dhe tjetri nga Gostivari e kanë sulmuar të burgosurin nga Shqipëria më saktësisht nga Kukësi. Shtetasin nga Shqipëria e kanë qëlluar me një  shufër metalit ku ka marr lëndime në kokë dhe menjëherë  është dërguar në spitalin e Tetovës, atje ka marrë ndihmën e parë dhe pas përmirësimit të gjendjes është kthyer përsëri në burgun e Tetovës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button