RMV, MPB: Tre nëpunës policorë janë thirrur në bisedë për dhënie të sekretit shtetëror për rastin REK “Manastir”

Tre nëpunës policorë mbrëmë janë thirrur në bisedë zyrtare policore, ndërsa paraprakisht janë realizuar bastisje në vendet e tyre të punës, në shtëpitë dhe automobilat e tyre për rastin që e zbardhi VMRO-DPMNE-ja opozitare për rekwetin në REK “Manastir”, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Siç njoftoi MPB, nëpunësit policorë nga Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe krimit serioz, Sektorit për polici kriminalistike, Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kiriminalistike dhe standarde profesionale dhe Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale në koordinim me Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit vepruan sipas vendimeve nga gjykatësi për shkak të dyshimit për krime të kryera penale “dhënie të sekretit zyrtar” sipas nenit 360, “keqpërdorim të sekretit shtetëror, zyrtar ose ushtarak” sipas nenit 360a dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 nga KP.

Nga MPB thonë se po ndërmerren masa dhe aktivitete plotësuese për zbardhje të rastit.

Para dy ditëve, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në brifing prezantoi dokumente nga Sektori për shkatërrim të krimit të organizaur dhe krimit serioz pranë Byrosë për siguri publike (BSP), për një rast të korrupsionit të lartë i lidhur tender për gërmim të qymyrit në REK “Manastir” i cili është denoncuar në MPB, por për të cilin ende nuk janë marrë çfarëdo lloj masash.

Sipas partisë opozitare, storja fillon në vitin 2018, kur pronarët e firmës manastirase “Rubiton”, e cila ka fituar tender për gërmim të qymyrit, u është qasur drejtori i REK Vasko Kovaëevski, duke kërkuar nga ata që të heqin dorë nga tenderi për llogari të firmës “SV invest”. pasi kjo kërkesë është refuzuar, sepse siç kanë shpjeguar nga “Rubiton”, kjo juridikisht është e pamundur, Kovaëevski, siç theksoi Mickoski, kanë ofruar opsion tjetër – të paguajnë 250.000 euro para të gasthme që të mund të vazhdojnë pa pengesa ta kryejnë punën sipas marrëveshjes së konfirmuar me tenderin e fituar. Nëse pronarët e “Rubiton”-it nuk kanë dashur t’ua japin shumën e dëshiruar, atëher ka propozuar që të hollat t’i dërgojnë në Strumicë tek personi Vice N.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button