RMV, u arrestuan nëntë persona në kuadër të asgjësimit të grupit kriminal

Policia e Maqedonisë së Veriut në koordinim me policinë e Tajvanit dhe Interpolin kanë arrestuar nëntë qytetarë të përfshirë në një grup kriminal të Tajvanit që ka funksionuar në disa vende, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Njerëz të rinj nga Tajvani janë rekrutuar nga të ashtuquajturat ”sindikata” që të punojnë jashtë vendit. Shumica e të rinjve nuk kanë njohuri për të gjitha detajet e punës të cilën duhet ta kryejnë derisa nuk arrijnë në vendin e fundit. Pas arritjes ata janë fizikisht të kufizuar në shtëpi, në të ashtuquajturën ” Cool qendër për mashtrime në telekomunikime” dhe nuk kanë qasje në pasaportat dhe te telefonat celularë të tyre. Ata janë të detyruar të punojnë me orë të tëra pa u paguar kompensimet ose pagat e tyre”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë, duke sqaruar që viktimat edhe janë rrahur në momentet kur nuk kanë kryer detyrat.

Raportohet që aksioni policor kishte filluar prej 7 majit të këtij viti, duke u bastisur dy vende në Shkup, gjatë së cilës janë arrestuar gjashtë persona të grupit dhe 25 viktima me shtetësi të Tajvanit, derisa në vendin e dytë një pjesëtar dhe dhjetë viktima. Dy personat tjerë të grupit ishin kapur në një hotel të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button