Xhamia “Mehmed Beg” në Berovë me minare të re

Filloi ndërtimi i minares së re të xhamisë “Mehmed Beg” në Berovë. Ndërtimi i minares është në përputhje me ndryshime e Planit detal urbanistik dhe për të është marrë leje për ndërtim nga organet kompetente.

Gjatë manifestimit të rastit, përveç besimtarëve të Maleshevisë, morën pjesë edhe kryetari i BFI të Republikës së Maqedonisë,  Reis-ul-ulema, Sulejman efendi Rexhepi, përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup dhe mysafirë nga Turqia.

Minarja e re do të ketë lartësi prej dhjetë metrash, ndërsa ndërtimi i saj është mundësuar me asistencë financiare në formë të donacionit privat nga donatorë turq. Afati për përfundimin e ndërtimit të minares është fundi i muajit mars të këtij viti.

Xhamia e qytetit “Mehmet Beg” në Berovë ka qenë e ndërtuar në periudhën 1863 – 1864, dhe deri më tani është renovuar disa herë. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button