Fushatë e re me ide të vjetra

Fushata elektorale e partive shqiptare do të bazohet në akuza dhe kundërakuza mes partive politike dhe nuk pritet ndonjë risi e veçantë vlersojnë analistët.

Analisti Albert Musliu thekson se edhe këto zgjedhje ashtu si ato të kaluarat gjithçka do të përqëndrohet në sulme dhe kundërsume mes partive ku secila parti do të përpiqet që përmes akuzave ta ul sa më poshtë kredibilitetin e partive konkurente dhe të përfitojë vetë duke bindur popullatën për punët e saj.

“Nga blloku shqiptar pritet që PDSH-ja gjatë fushatës ta sulmojë BDI-në duke u bazuar në politikën e kësaj të fundit të zhvilluar në ne nivelin qendror, ndërsa RDK-ja do ti sulomoje te dyja partite tjera shqipëtare duke pretenduar të veçohet si parti më ndryshe nga këto tashmë të provuarat në skenën politike shqiptare në Maqedoni. BDI do insistojë të promovojë tema konkrete për të bindur opinionin për ti dhënë votën por gjithsesi nuk pritet ndonjë risi e madhe edhe në ofertat e partive shqiptaredhe gjatë këtyre zgjedhjeve lokale” vlerëson analisti Albert Musliu 

Prof.Dr Qashif Bakiu vlerson se partite shqiptarë do të përsëriten edhe gjatë kësaj fushate, duke përdoruar nacionalizmat si mbulesë të dështimeve të tyre politke.

“Partitë politike shqiptare edhe gjatë kësaj fushate do të dalin me ide të cilat kanë efekt të fuqishëm në elektoratin shqiptar dhe kuptohet që ato ide kanë përmbajtje nacionaliste, kjo strategji tashmë e njohur për opinionin tonë do të përdoret që ato të mbulojnë dështimet e tyre dhe mosrealizimet e premtive të dhëna më në fushatën e kaluar dhe përsëri shqiptarët rrezikojnë që të bien prehë e kësaj politike të padobishme” vlerëson Prof.Dr Bakiu.

Nga KQZ konfirmojnë se fushata parazgjedhore zyrtarisht do të fillojë nga data  4 mars dhe do të zgjasë deri në 22 mars. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button