Në aksident trafiku humb jetën shkupjani 28-vjeçar

Shkupjani njëzet e tetë vjeçar Xhemal Xh., e ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën Shkup-Kumanovë, në afërsi të lagjes Ilinden.

Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 10 kur shkupjani ka humbur kontrollin mbei veturën e tij të tipit “Mercedes”, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Me lëndime të rënda trupore është dërguar në Qendrën urgjente, ku edhe ka ndërruar jetë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button