Jakimovski- më kërcënoi Cërvenkovski

Stevço Jakimovski, kryetar aktual i Komunës Karposh, në një deklarat për portalin Netpress ka konfirmuar se lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski e ka kërcënuar dhe frikësuar duke tentuar tia ndryshojë mendjen për të mos parashtruar kandidaturën.

I pyetur se a është e vërtetë se Cërvenkovski e ka kërcënuar dhe e ka detyruar të mbështes Rezistencën e opozitës, Jakimovski ka thënë: 

‘Është normale në një situatë të tillë të ketë edhe bisedime të tilla, por kjo tani nuk është me rëndësi. Më e rëndësishmja është se unë qëndrimin tim se duhet të shkohet në zgjedhje e tregova qartë sepse besoj se opozita do të merr më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2009, sepse komunat duhet të mbeten fuqimisht në Rezistencë, si arenë shahu të radhitemi nëpër gjithë vendin dhe të ngrisim rezistencën. Vlerësojmë se ky vendim të shkohet me front kundër kundërshtarit i cili është më i madh në numër, më i gjindshëm financiarisht dhe edhe më mirë i organizuar kjo është fatale për opozitën’ i ka thënë Jakimovski portalit Netpress.

Jakimovski nuk ka dashur të komentoj faktin se përse kolegët e tij nga Strumica, Ohri dhe Kumanova nuk kanë vepruar si ai./PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button