Zgjerimi i hetimit për rastin “Dublues” deri në strukturat më të larta në MPB

Për rastin “Dublues”, të gjykuar janë punonjës në MPB, mirëpo hetimi do të zgjerohet për të parë nëse dhe kush nga hierarkia më e lartë në MPB-së ka qenë i involvuar. Sipas tyre, të akuzuarit duhet të përndiqen edhe për falsifikim të dokumenteve për udhëtim, shkruan REL.

Dënime nga tre vite fituan të akuzuarit për rastin “Dublues” për lëshimin e pasaportave me identitet të rremë për 214 shtetasve të huaj, nga të cilët edhe kriminel të njohur, por rasti nuk do të ndalet këtu për shkak se institucionet kompetente, sipas njoftimeve, janë duke e zgjeruar hetimin. Për momentin nuk ka më vepra penale në aktakuzë, ndërsa nuk janë të ngarkuar as persona tjerë nga pozitat më të larta në MPB.

Të akuzuar për veprën keqpërdorim i detyrave dhe autorizimeve zyrtare kanë qenë 11 persona, punonjës në MBР. Dënimet dallojnë nga dënim me kusht deri në atë më të lartë prej 2 vite dhe 7 muaj, si dhe ndalesë për kryerje të veprimtarisë dhe të detyrës për dhjetë vite. Hetimi ka treguar që shtetasit e huaj kanë fituar dokumente udhëtimi me identitet të shtetasve tonë në periudhën nga mesi i qershorit 2017 deri në fund të vitit 2020.

Më tepër vepra penale

Ish prokurori publik Jovan Tërpenovski thotë që varet nga provat, mirëpo shtrohet pyetja nëse vepra penale keqpërdorim i detyrave dhe autorizimeve zyrtare e përfshin edhe veprën tjetër penale për falsifikim të dokumentit për udhëtim.

“Dokumente publike janë ato për të cilat mënyra e lëshimit dhe përmbajtja janë të rregulluara. Ky është inkriminim më i madh se ndonjë dokument privat. Ngelet çështja nëse e absorbon njërën dhe veprën tjetër penale. Unë mendoj që duhet të dënohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare si vepër penale bazë, ndërsa si vepër tjetër penale për falsifikim të dokumentit për udhëtim. Personat që i përdorin ato duhet gjithashtu të përndiqen për përdorim të dokumentit të falsifikuar për udhëtim”, thotë Tërpenovski.

Nga Prokuroria Publike për REL thonë që të akuzuarit janë të akuzuar për keqpërdorim të detyrave dhe autorizimeve zyrtare, për shkak se për këtë janë siguruar prova.

“Aktakuza në lëndën konkrete është e bazuar në provat e siguruara për vepër të kryer penale nga persona konkret. Siç tani më është paralajmëruar, prokuroria vazhdon të hulumtojë për involvim edhe të personave tjerë në lëshimin e dokumenteve ilegale për udhëtim. Ashtu që, prokurori publik kompetent nga Ministria për Punë të Brendshme lëshoi Urdhër për t’u konstatuar cilët persona në njësitë organizative të MPB-së për lëshim të pasaportave, sipas strukturës së hierarkisë, kanë qenë të obliguar të ushtrojnë mbikëqyrje në lëshimin e pasaportave, duke i përfshirë edhe pasaportat e kontestueshme në fjalë, gjatë gjithë periudhës kritike. Do të duhet të konstatohet cilët punonjës në MPB, përveç tani të akuzuarit, kanë qasje te të dhënat personale (emri, NVAQ dhe adresa) të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë marrë dokumente udhëtimi”, thonë nga Prokuroria Publike.

МPB, siç thonë nga prokuroria, është e angazhuar nëpërmjet instrumenteve të saj në shtet dhe jashtë shtetit të kontrollojë nëse dhe kur janë përdorur pasaportat e kontestueshme në kalimet kufitare në vend dhe jashtë, ndërsa njëkohësisht të bëjë edhe kontrolle tjera dhe gjithë këtë ta dokumentojë me prova me shkrim. Sipas prokurorisë, procedurat sipas urdhrit ende janë në rrjedhë.

Struktura më të larta në МPВ?

Ministri i mëparshëm për Punë të Brendshme Pavle Trajanov thotë që pret të bashkëpunohet me shërbimet e huaja dhe rasti të zbardhet deri në fund, për shkak se askush nuk beson që referentët të cilët i pranojnë dokumentet e udhëtimit janë përgjegjës për këtë mega aferë.

“Hetimi duhet të zgjerohet për t’u zbardhur të gjitha aspektet për të involvuar nga strukturat më të larta në MBP, kush ka qenë i involvuar nga establishmenti politik, për shkak se rekrutimi, thënë kushtimisht, se kujt do t’i jepen pasaporta të këtilla megjithatë është operacion i ndërlikuar, nuk është i thjeshtë. Duhet dikush të qëndrojë mbrapa atij operacioni për të garantuar që nuk do të zbulohet gjithë operacioni dhe tjera”, thotë Trajanov.

Tërpenovski konsideron që prokuroria nuk do të ndalet këtu, por do të duhet t’i përndjekë edhe organizatorët të cilët janë bartësit kryesor të idesë që kryerësve të veprave të rënda penale t’u japin pasaporta. Sipas tij, edhe opinioni pret të shohë cilët janë personat tjerë në hierarkinë e MPB-së, të cilët janë në funksione më të larta dhe janë të involvuar në rastin.

“Mendoj që Prokuroria Publike do të duhet të angazhohet dhe vlerësoj që do të vijë koha kur do të duhet të iniciojë procedurë, përkatësisht hetim edhe kundër bartësve tjerë në funksione të larta në MPB për shkak se nuk mund të jetë kryerës i veprës së këtillë penale, e cila është mjaft e rrezikshme edhe për nga pesha edhe për nga mënyra e kryerjes, dikush që në hierarki është në nivel më të ulët. Patjetër të ketë kryerës të veprës penale i cili në hierarki është në nivel më të lartë. Ata duhet të jenë të përfshirë me përndjekjen penale nëse me të vërtetë dëshirojmë të dëshmojmë që në krim nuk bëhen përjashtime, duke u nisur nga organizimi i tyre funksional”, vlerëson Tërpenovski.

VMRO-DPMNE rastin e quajti “Mafia” dhe pohon që i gjithë opinioni e di pse nëpunës të thjeshtë policorë nuk mund të falsifikojnë dokumente udhëtimi. Sekretari organizativ i VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski deklaroi që dënimet që i kanë marrë të akuzuarit në fakt janë marrëveshje për të heshtur lidhur me atë kush është kreu i oktopodit në këtë aferë.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, më 14 prill kur ishte parashtruar aktakuza deklaroi që hetimi do të zgjerohet, pavarësisht nëse bëhet fjalë për struktura në MPB ose jashtë, dhe pavarësisht sa lartë do të arrihet në hierarkinë e policisë.

“Nuk ka tolerancë për asnjë, cili do le të jetë, edhe në strukturat e MPB-së edhe në shtet në përgjithësi. Gjithsesi, me shërbimet partnerë punojmë jashtë territorit të shtetit, gjatë konstatimit të identiteteve dhe gjatë ndërmarrjes së masave kundër personave të cilët i kanë përdorur”, tha Spasovski në “Vetëm e vërteta” („Само вистина“) në TV Kanal 5.

Ai theksoi që procesi i hetimit do të tregojë si dhe në çfarë mënyre janë bërë ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button