Cilësia e ujit të paketuar që deri tani është testuar në Serbi dhe Greqi, tani do të testohet në Shkup

Cilësia e ujërave mineral të paketuara për herë të parë në vend do të shqyrtohet në laboratorin e “ujësjellësi dhe kanalizim – Shkup”, kumtuan nga ndërmarrja publike. Deri tani, prodhuesit e ujërave të paketuara, analizat i kanë bë në laboratorët e akredituara në Serbi dhe Greqi, shkruan Portalb.mk.

“Sektori për kontroll sanitar i NP “ujësjellësi dhe kanalizim – Shkup”, në kuadër të ISO 17025 në fillim të muajit maj të vitit 2021 në vizitën e fundit të jashtme të Institutit për Akredimit të RMV-së bëri zgjerim të metodave për testim. Me këtë, është rritur numri i metodave të akredituara në pjesën e laboratorëve kimik në kuadër të kromatografisë jonike, analizës së metaleve alklaline dhe një pjesë të metaleve të rënda me çka mundësohet shqyrtim më i detajuara i cilësisë” tha Biljana Petrovska, udhëheqëse e Sektorit për kontroll Sanitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button