Ministria e Mbrojtjes shpalli konkurs për pranimin e 100 ushtarëve profesionistë

Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut ka publikuar konkurs publik për pranimin e 100 ushtarëve profesionistë në Armatën e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Afati për paraqitjen e të interesuarve është 15 ditë, a kriteret për paraqitje të kandidatëve janë:

  • Të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut
  • Të kenë të mbaruar shkollën e mesme
  • Të mos jenë në moshë deri në 25-vjeç prej ditës së mbarimit të konkursit
  • Të jenë të aftë nga ana mjekësore dhe fizike

Nga Ministria e Mbrojtjes kumtojnë se ushtarët e ardhshëm profesionistë do të kenë pagë fillestare prej mbi 25.000 denarësh dhe 8.000 denarë shtesë për harxhimet për sigurimin e akomodimit banesor, pas mbarimit të 4 viteve shërbim në Armatë.

Kandidatët për ushtarë profesionistë mund të paraqiten nëpërmjet rrugës elektronike bashkë me dokumentacionin e nevojshëm në [email protected] dhe në Sektorin për Mbrojtje në vendin e jetesës, duke i dorëzuar dokumentet e nevojshme.

Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se do të mbahet llogari edhe për përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve, duke i respektuar kriteret për pranim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button