Borisov: Kompromisi me Maqedoninë është i rrezikshëm

Revidimi i pozicionit bullgar kundër anëtarësimit të Maqedonisë në BE, është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për interesat bullgare.

Kështu ka alarmuar ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, pas takimit të ditës së diel mes kryeministrave Gruevski dhe Oresharski, transmeton gazeta bullgare “Dnevnik”. 

 “Kthimi drejt politikës së kompromisit, nuk do të kontribuojë as për të drejta më të mëdha të shtetasve të Maqedonisë që deklarohen si bullgarë, as nuk do ta ulë tonin e fjalorit të urrejtjes, e as që do t’i mënjanojë pretendimet territoriale apo etnike e nacionale”, ka thënë Borisov. 

Lajme të ngjashme

Back to top button