Sony dhe Panasonic krijojnë disqe optike me kapacitet 300GB

Shumë prej nesh e kanë lënë përdorimin e CD-ROM dhe DVD-ve në favor të ruajtjes në cloud, ose USB-ve dhe kartave të memories, por Sony dhe Panasonic duan ta ndryshojnë atë.

Të dy kompanitë njoftuan sot se ata janë duke bashkëpunuar për të krijuar gjeneratën e ardhshme të disqeve optike (CD). Të dy kompanitë janë duke krijuar disqe të kapacitetit të lartë, me një memorie minimale prej 300GB.

Disku optik ka disa avantazhe shumë të mira, kur është fjala për ruajtjen me afat të gjatë, duke qenë rezistent ndaj ujit, pluhurit dhe shumë elastik nëse mbahen në kapakun e duhur. Këto atribute e bëjnë diskun optik një zgjedhje shumë të mirë, kur është fjala për mbështetjen e të dhënave në sasi të mëdha.

Ndërsa këto disqe janë të dizajnuara për produkte profesionale dhe kompanitë, ata do të bëhen të disponueshëm edhe për konsumatorët e rregullt. Sony dhe Panasonic thanë se formati i ri i disqeve optike, do të jetë i disponueshëm në fillim të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button