Palestinezët kanë filluar grevë për të reaguar ndaj sulmeve izraelite

Për shkak të sulmeve të Izraelit, shpallet grevë në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe në zonat me popullatë arabe në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët që jetojnë në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor nën pushtim filluan grevën me thirrjen e bërë nga sindikatat dhe grupet politike palestineze.

Tregtarët në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe në zonat arabe në Izrael kanë mbyllur qepenat e dyqaneve që në orët e mëngjesit.

Si pasojë e grevës në Bregun Perëndimor të cilës iu bashkuan edhe institucionet private, universitetet dhe bankat, është vërejtur se është pakësuar dendësia e trafikut.

Rasim Ubeydat, një aktivist palestinez që jeton në Kuds, në një deklaratë për AA tha se greva shpreh unitetin e popullit palestinez në Kuds, Bregun Perëndimor, në Gaza dhe në të gjithë territoret palestineze.

“Greva tregon se objektivi ynë, fati, territoret dhe populli ynë është një. Edhe okupuesit izraelit i jepet ky mesazh”, tha Ubeydat.

Koordinatori i Forcave Kombëtare dhe Islame në qytetin El-Khalil, Fehmi Shahin tha se kjo grevë është ndërmarrë kundër sulmeve barbare izraelite me të cilat po përballet populli palestinez si dhe për të shprehur zemërimin për qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj Izraelit në këto sulme.

“Greva është e rëndësishme për shkak të pjesëmarrjes së palestinezëve në të gjithë territoret palestineze të cilat njihen si territoret 1948 në Bregun Perëndimor, në Gaza dhe Izrael”, tha Shahin i cili shtoi se grupet palestineze edhe pas grevës do të forcojnë unitetin dhe bashkimin dhe do të vazhdojnë çdo përpjekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button