MPJ: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të shmangin udhëtimet ose kalimin transit nëpër Izrael

Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin udhëtimin apo kalimin transit nëpër Izrael, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh situatën e përshkallëzuar të sigurisë në Izrael, u sugjeron qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet ose kalimin transit nëpër këtë vend. Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të nodhur në Izrael, për çdo informacion ose ndihmë shtesë, ju lutemi kontaktoni Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv në numrin e celularit +972549096965 ose ndonjë prej numrave SOS të shpallur në faqen e internetit të Ministrisë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së

Disa javë të përleshjeve të dhunshme në Jerusalemin Lindor kanë nxitur luftimet më të ashpra në vitet e fundit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Në qendër të dhunës, që ka lënë të vdekur dhjetëra persona, janë tensionet në mes të izraelitëve dhe palestinezëve për Jerusalemin, në të cilin gjenden zonat e shenjta për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button