Gruevski takoi Fulen, asgjë konkrete për zgjidhjen e krizës

Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Qeveri u takua me komisarin për zgjërim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule.

Në takim, sipas kabinetit të kryeministrit, është ri-afirmuar përkushtimi dhe interesat e përbashkëta për tejkalimin e sfidave në pajtim me parimet dhe qëndrimet e shprehura publikisht.

“Në takim është theksuar angazhimi për realizimin e integrimit evropian të Maqedonisë. U shpreh falënderim dhe kënaqësi nga angazhimi dhe mbështetja e Komisionit Evropian për agjendën tonë evropiane”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Në takim morën pjesë edhe raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian dhe ish-kryetar i PE-së Jerzi Buzek, drejtori i Drejtorisë për zgjerim Stefano Sannino, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, si dhe shefi i kabinetit të kryeministrit Martin Protugjer. 

Pritet që më vonë Fule të del me pres konferencë ku me gjasë do të flet për krizën politike /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button